Kronikë

Sistemi dhe mënyra e kalimit e aplikuar muajt e fundit, radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Shkruar nga Liberale

Sistemi dhe mënyra e kalimit e aplikuar muajt e fundit, radhë të

Në pikën e kalimit në doganën e Qafë Thanës, në ditën e punëtorëve u krijua një fluks kalimi ku edhe pse është punuar me sportele të plota, përsëri radhët kanë qenë të gjata.

Sistemi dhe mënyra e kalimit e aplikuar muajt e fundit duket se ka qenë tepër problematike dhe se ka krijuar shumë problematika në radhë dhe pritje.

Kalimtarët sidomos në fundjavë dhe ditë pushimi zyrtar detyrohen të presin në radhë të gjata, gjithashtu kjo situatë tashmë rëndohet me rritjen e temperaturave.

Sistemi One Stop Shop i aplikuar muajt e fundit ku kontrolloret shqiptare dhe maqedonase duhet të punojnë të unifikuar duket se ka krijuar shpesh moskuptim dhe vonesa. Gjithashtu nga pala maqedonase ka mungesë personeli dhe shpesh herë sistemet kanë probleme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH