Anila Ndoka, 44-vjeçarja që u plagos me plumb në kokë nga partneri i saj paraditen e sotme në Shkodër, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
44-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa partneri i saj ka humbur jetën pasi qëlloi edhe veten.
Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Kolë Manajn.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë.