Kronikë

NGJARJE E RËNDË në Shkodër/ Burri qëllon me armë gruan, e godet me xham në qafë, shkak XHELOZIA

Shkruar nga Liberale
NGJARJE E RËNDË në Shkodër/ Burri qëllon me armë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Vaun e Dejës. Bashkëshorti, Xhabir Hoxhaj, ka qëlluar me armë gjahu partneren e tij, për arsye xhelozie.

Ndërkohë, më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.

68-vjeçari është arrestuar nga blutë e Shkodrës. Arma e gjahut që Hoxhaj qëlloi partneren

“Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.

61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH