Kronikë

Zjarr në katin e tretë të një pallati në Gjirokastër, evakuohen banorët

Shkruar nga Liberale

Zjarr në katin e tretë të një pallati në

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike nga pajisja e kondicionerit.

Për arsye sigurie, policia ka evakuuar banorët e pallatit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë flakët.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar ose për probleme të shkaktuara nga tymi. Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit. Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit” - njofton policia.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH