Kronikë

I afërmi i 42-vjeçares që u vra nga pronari i furrës së bukës ku punonte tregon MOTIVIN e ngjarjes

Shkruar nga Liberale

I afërmi i 42-vjeçares që u vra nga pronari i furrës

Komuna e Vushtrrisë në Kosovë, u trondit sërish të hënën pasdite nga një ngjarje e rëndë ku pronari i një furre buke vrau me armë zjarri punonjësen dhe më pas i dha fund jetës së tij.

Një nga të afërmit e viktimës tha për mediat në Kosovë se shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë nervozizmi i pronarit, pasi viktima, 42 vjeçe, kishte lënë punën te furra e tij dhe kishte nisur të punonte diku tjetër.

“Ka qenë grua shembullore. Para një kohe ka qenë punëtore këtu, bashkë me bashkëshortin, por rrethanat se si kanë arritur deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj që familjarët të mos shqetësohen. Gruaja ka qenë rreth të 40-ave, nuk ka pasur probleme… Dhashtë Zoti të jetë viktima e fundit. Sipas një informate, xhelozia se përse ka shkuar në një vend tjetër për të punuar dhe jo te ai, mund të ketë qenë shkak,” ka thënë Rrahim Ajeti, familjar i viktimës.

Policia ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit, dy trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH