Kronikë

Selanik/ Pas përleshjeve në rrugë mes shqiptarëve, njëri në gjendje kritike

Shkruar nga Liberale

Selanik/ Pas përleshjeve në rrugë mes shqiptarëve,

Sipas informacioneve paraprake, dy shqiptarë janë përplasur në një sherr për një arsye të panjohur, duke u plagosur me thikë.

Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës. Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA.

Burimet raportojnë se gjendja e njërit prej të dyve është kritike. Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH