Kronikë

E RËNDË/ Makina PËRPLASET me kamionin, lëndohen dy persona

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ Makina PËRPLASET me kamionin, lëndohen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Automjeti, në përpjekje për të kryer një parakalim, ka humbur kontrollin dhe është përplasur fuqishëm nga pas me mjetin tjetër, i cili ishte gjithashtu në lëvizje. Si pasojë, makina është shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa gomat e saj të përparme, nga goditja e fortë, kanë përfunduar disa metra larg vendit të përplasjes.

Paraprakisht, konfirmohet se drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer tjetër janë transportuar në Spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe po dokumenton provat në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit, i cili ndodhi në fshatin Katund i Ri, Njësia Administrative Bradashesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH