Kronikë

Ndezi zjarr në arë, i moshuari në Fier ndërron jetë nga asfiksia

Shkruar nga Liberale
Ndezi zjarr në arë, i moshuari në Fier ndërron jetë nga

Një i moshuar humbi jetën në Fier si pasojë e asfiksisë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Peshtan Bregas, ku shtetasi N. C., rreth 90 vjeç, në tokën në pronësi të tij, kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.

Më pas në tentativë për të shuar flakët, të cilat u përhapën si pasojë e erës së fortë, shtetasi N. C., dyshohet të jetë asfiksuar e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH