Kronikë

"Janë 120 minuta incizim", Enver Diva i irrituar në GJKKO: Gjyqtarë e deputetë kanë takuar Dumanin, kam prova!

Shkruar nga Liberale
"Janë 120 minuta incizim", Enver Diva i irrituar në GJKKO:

Në GJKKO është zhvilluar sot seanca e rradhës në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”, ku bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani, po i përgjigjet pyetjeve të avokatëve të të pandehurve, ballafaquar me ta, si dhe dhënë shpjegime për detaje dhe rrethana.

Seanca në GJKKO për të penduarin e drejtësisë shënon tjetër përplasje me të pandehurit në sallë.

Teksa Nuredin Dumani rrëfeu njohjen me killerin Henrik Hoxhaj nëpërmjet Festim Qolit, shprehet se u gëzua për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, se i kishte rënë në hak.

Dëshmia shkaktoi irritimin e Enver Divës, që tha se e ka inçizuar Nuredinin ku premtonte hakmarje ndaj shokëve të Talo Çelës dhe takohej me gjyqtarë e deputetë.

“Unë kam një provë timen që ky do i fuste në burg të gjithë shokët e Talos. Unë e kam të incizuar me fakte dhe prova që gjyqtarë dhe deputetë kanë ardhur për të takuar Nuredin Dumanin. Janë 120 minuta incizim”, tha Diva.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH