Kronikë

EMRI/ U mbyt në Durrës teksa po peshkonte, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i 40-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
EMRI/ U mbyt në Durrës teksa po peshkonte, gjendet në brigjet e

Është gjetur në brigjet e Kroacisë trupi i pajetë i 40-vjeçarit, Aurel Ndoni, i cili u mbyt më 26 shkurt të këtij viti në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Mësohet se familjarët e kanë tërhequr trupin nga Kroacia dhe është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit në qytetin e Lushnjes, prej nga ishte familja.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:15 të së dielës së 26 shkurtit në Porto Romano, ku Aurel Ndoni ishte duke peshkuar me një varkë të vogël bashkë me vëllain e tij, shtetasin E. N., 34 vjeç dhe një person tjetër me inicialet M. V., 33 vjeç.

Kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme dhe 40-vjeçari kur ka rrëshqitur nga varka në ujë, është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Polumbarët e RENEA-s kërkuan për disa ditë dhe i ndërprenë kërkimet duke ju thënë familjarëve që rrymat detare e kanë zhvendosur trupin, sepse era me drejtim nga jugu ka qenë shumë e fortë. Dhe rezultati ishte bregdeti kroat në Dubrovnik.

Familjarët patën aktivizuar palumbarë privat të një kompanie holandeze për kërkimin e njeriut të tyre.

Liberale Newsroom

A duhet refuzuar dhe rrëzuar drafti i Kodit të ri Penal?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH