Kronikë

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në Tiranë, ja çfarë dyshon policia

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri në Tiranë, ja

Një 60-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri pistoletë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hënë në rrugën “Peti” në kryeqytet, ndërsa policia thotë se personi i identifikuar si Ilmi Sina dyshohet se është vetëvrarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti”  dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.

Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes" - tha policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH