Kronikë

EMRAT/ Operacion i përbashkët mes Italisë dhe Shqipërisë, në pranga 3 persona

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Operacion i përbashkët mes Italisë dhe

Një operacion i përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë është finalizuar për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë tre shqiptarë, Anxhelo Ajazaj 27-vjeç, Klarens Dalipaj alias Dhrami dhe Xhino Hamitaj 30 vjeç.

Ndërkohë Eurel Liçaj ndodhet në burgun e Rrogozhines i arrestuar më parë.

“Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Alba Tibus.Al”, u vunë në pranga shtetasit A. A., 27 vjeç, K. D. alias K. Dh., 30 vjeç dhe Xh. H., 30 vjeç. Ata dhe shtetasi E. L. që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia e Shtetit është e  angazhuar dhe e vendosur për të vijuar bashkëpunimin me partnerët, për veprime të përbashkëta hetimore dhe operacionale, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit të organizuar dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar “, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH