Kronikë

"E vrava unë me dorën time”, flet mes lotësh babai i Eleonora Tocit që u mbyt nga bashkëshorti në Itali: U kthye prapë tek ai pas divorcit

Shkruar nga Liberale

"E vrava unë me dorën time”, flet mes lotësh babai i

Familja e së ndjerës, Eleonora Tocit ndodhet në zi dhe dhimbje pasi vajza e tyre u vra nga bashkëshorti në Itali. 

Met Gjura, babai i Eleonora Trocit, 24-vjeçares që u mbyt nga burri në prani të fëmijëve në orët e para të mëngjesit të së mërkurës njihet nga të gjithë si një burrë “i urtë” dhe “në punë të vet”.

Në një prononcim për gazetarin e News24,  babai i së resë ka treguar se ishin divorcuar para disa muajsh, por ishte kthyer sërish me ish-bashkëshortin pasi pleqtë kishin ardhur dhe kishin kërkuar pajtim.


“E kam vrarë unë me dorën time se nuk duhet ta kisha dhënë pasi u bë divorci. E dërgova për së dyti tek ai burrë. U bëra sebep se erdhi miqësia për ta dhënë te kjo familje”, tha ai për gazetarin Doçi. Të gjitha banorët flasin fjalët më të mira për familjen e 24-vjeçares dhe vetë të renë që e njihnin si një vajzë të urtë që kujdesej për fëmijët pavarësisht vështirësive ekonomike. Ngjarja e rëndë ndodhi në Caserta, Itali, ku viktima kishte vetëm dy muaj që i ishte bashkuar ish-burrit.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH