Kronikë

E rëndë në Fier/ Rrjedhin lëndë kimike brenda kompanisë, asfiksohen punonjësit

Shkruar nga Liberale

E rëndë në Fier/ Rrjedhin lëndë kimike brenda

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier, pasi brenda ambienteve të një kompanie koreane dyshohet se ka pasur një rrjedhje të lëndëve kimike.

Për pasojë dyshohet se janë asfiksuar punonjësit e turnit për shkak të lëndëve kimike. Tre ambulanca dhe mjete të Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Mësohet se bëhet fjalë për kompaninë koreane “YURA”, e cila operon në sektorin e pajisjeve elektrike për automjetet, aktivitet që e ushtron prej 5 vitesh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH