Kronikë

E rëndë/ Drejtoresha e Spitalit të Dibrës godet me sende të forta në fytyrë shefin e Financës, si nisi zënka mes tyre

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Drejtoresha e Spitalit të Dibrës godet me sende

Një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në spitalin Rajonal të Dibrës mes Drejtoreshës dhe shefit të Financave.

Sipas policisë Drejtoresha e Spitalit të Dibrës është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka goditur me një send të fortë në fytyrë shefin e Financave në këtë spital.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi me iniciale Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi ka kallëzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal Dibër. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH