Kronikë

Banesa u përfshi nga flakët, gruaja tenton t’i shpëtojë zjarrit por bie nga kati i katërt! Ja si është gjendja e saj

Shkruar nga Liberale

Banesa u përfshi nga flakët, gruaja tenton t’i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme, teksa një banesë është përfshirë nga flakët dhe gruaja duke tentuar që të shpëtojë vete, ka rënë nga kati i katërt i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë shkollës Raqi Qirinxhi, lagjia numër 18, të qytetit të Korçës.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, gruaja ka dalë në ballkon dhe është mbajtur tek kondicioneri, por më pas është rrëzuar.

Bëhet me dije se ajo është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë, ndërsa thuhet se ajo ndodhej e vetme në banesë.

Aktualisht në vendngjarje ndodhet policia e cila po heton rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH