Kronikë

Aksident tragjik në Bulqizë/ Përplaset për vdekje këmbësorja, ndalohet shoferi

Shkruar nga Liberale

Aksident tragjik në Bulqizë/ Përplaset për vdekje
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bulqizë. Një 59-vjeçare, është përplasur nga një makinë teksa lëvizte në këmbë në vendin e quajtur “Ura e Vocit”.

“Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.

Autoritetet kanë shoqëruar në komisariat shoferin ndërsa po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH