Një aksident i rëndë ndodhur në Fushë-Prezë gjatë orëve të para të mëngjesit ku një automjet është përplasur me një betoniere duke shpërthyer më pas në flakë u ka marrë jetën 4 të rinjve.
Si pasojë e aksidentit dhe zjarrit që ka përfshirë makinën të katër personat që ishin brenda mjetit kanë gjetur vdekjen pasi janë djegur duke mos pasur mundësi të dalin nga mjeti.
Personat që humbën jetë pas zjarrit në automjetin e aksidentuar me një betonere janë 4 të rinj përkatësisht, drejtuesi i automjetit 25-vjeçari E.l dhe tre pasagjerët E.K, 20 vjeç, E.l, 20 vjeç dhe A.l, 22 vjeç.
Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina që u përplas me betonieren ka shpërthyer në flakë dhe 4 personat janë djegur brenda.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.
Njoftimi zyrtar i policisë
Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.
Nga hetimet e kryera rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.