Kronikë

AKSIDENT në autostradën pranë Lushnjes, përplasen tre automjete

Shkruar nga Liberale

AKSIDENT në autostradën pranë Lushnjes, përplasen tre

Një aksident raportohet se ka ndodhur në autostradën në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, ku tre mjete janë përplasur në seri.

Mësohet se një mjet tip Range Rover është përplasur më tej me barrierën e hekurt anësore dhe ka marrë flakë.

Katër persona janë transportuar për në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se një prej mjeteve ka përplasur makinën, që ishte para tij për shkak të pamundësisë për të frenuar, nga lagështia, dhe më pas ky mjet është përplasur nga pas nga një tjetër automjet.

Aktualisht, policia rrugore po kryen procedurat e nevojshme dhe po punon për disiplinimin e trafikut, i cili është tepër i ngarkuar këtë fundjavë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH