Kronikë

Aksident i rëndë/ Dy makina përplasen "kokë më kokë", plagoset njëri shofer (si është gjendja e tij)

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë/ Dy makina përplasen "kokë më

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Marinëz në Fier teksa dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve.

Policia raporton se i plagosuri është nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH