Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë ku një banesë është përfshirë nga flakët. Në një shtëpi të një lagjeje të vjetër ka rënë zjarr, shkaku i të cilit nuk bëhet i ditur ende.
Brenda në banesë ndodhej një i moshuar i cili është shpëtuar nga zjarrfikësit të cilët ishin lajmëruar nga fqinjët pasi kishin parë tymin e zjarrit të depërtojë nga dritaret.
Bëhet me dije se i moshuari ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore pas plagëve të marr dhe është dërguar menjëherë në spital për kurim.