Kosova

NGJARJE E RËNDË në Prishtinë/ Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë gjatë orëve të natës

Shkruar nga Liberale

NGJARJE E RËNDË në Prishtinë/ Një i vdekur dhe një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 22:30 ka marrë informacion për të shtëna me armë, pas së cilave dy persona u plagosën dhe u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Fatkeqësisht, njëri nga të plagosurit nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

I dyshuari për ngjarjen është identifikuar, por ende ndodhet në arrati, ndërsa autoritetet po vijojnë kërkimet për arrestimin e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH