Kosova

Vrau punonjësen e më pas veten, familjari i viktimës: Shkaku është xhelozia pse shkoi të punonte në një vend tjetër

Shkruar nga Liberale

Vrau punonjësen e më pas veten, familjari i viktimës: Shkaku

Një ngjarje tragjike ndodhi gjatë së hënës në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ku një grua është vrarë dhe autori i dyshuar ka kryer vetëvrasje.

Nga vendi i ngjarjes, familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin.

Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek ai.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore. Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më parë te biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua”.

“Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk i dimë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ka lënë tek unë”, deklaroi Ajeti para gazetarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH