Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.
Një grua u vra me armë zjarri nga ish-shefi i saj e më pas autori i krimit kreu vetëvrasje.
Në foton e mëposhtme është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini, e cila u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza” ku kishe punuar më herët e ndjera.
E ndjera ka lënë pas tre fëmijëm dy vajza dhe një djalë. Ky i fundit është i moshës 18 vjeçare, ndërsa dy vajzat me të vogla.
Familjari i viktimës, Rrahim Ajeti, ka dhënë detaje mbi rastin. Sipas tij, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak se viktima kishte ndërruar vendin e punës dhe nuk punonte më tek ai.