Aktualitet

Vrau bashkëshorten dhe tentoi të arratisej. Arrestohet 38-vjeçari nga Shkupi në pikën kufitare Tabanocë

Shkruar nga Liberale.al
Vrau bashkëshorten dhe tentoi të arratisej. Arrestohet

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkupin këtë të shtunë, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe ka tentuar të largohet nga vendi. Sot, më 3 maj 2025, rreth orës 17:00, në pikën kufitare Tabanocë, oficerët e QRPK Veri arrestuan 38-vjeçarin N.A. nga Shkupi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 15:00, SPB Shkup ka marrë njoftim për një incident të rëndë në një shtëpi në kryeqytet, ku N.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime të rënda bashkëshortes së tij, R.A. Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka ndërruar jetë, dhe vdekja e saj është konstatuar nga një mjek i Shërbimit të Ndihmës së Shpejtë që mbërriti në vendngjarje.

Pas kryerjes së krimit, i dyshuari ka tentuar të largohet nga vendi, por falë reagimit të shpejtë të autoriteteve dhe masave të marra në bashkëpunim me prokurorin publik, ai është ndaluar në kufi dhe është privuar nga liria.


Ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën e rëndë penale të vrasjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH