Aktualitet

Vetë*rasja tragjike e ALMA ARRAZIT dhe 3 fëmijëve të mitur, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Erdgys Arrazin, akuzohet për...

Shkruar nga Liberale

Vetë*rasja tragjike e ALMA ARRAZIT dhe 3 fëmijëve të mitur,

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet, në lidhje me vetëvrasjen e Alma Arrazi e cila u mbyt në ujërat e lumit Buna bashkë më tre fëmijët e saj të mitur. 

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin Erdgys Arrazi për akuzën e shkaktimit të vetëvvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi e cila në majin e vitit të kaluar zgjodhi që të vetëvritet në lumë duke i shkaktuar vdekjen edhe tre fëmijëve të saj me të cilët u hodh në lumë.

Organi i akuzës ka kërkuar që dënimi të ulet në 4 vite sepse Arrazi ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Sipas prokurorisë Erdgys Arrazi ka kryer sjellje që diskretitojnë dinjitetin e Alma Arrazit duke e detyruar atë të vetëvritet dhe të mbysë edhe tre fëmijët e saj.

Lidhur me të miturit është regjistruar nga prokuroria akuza për vrasje për shkak të cilësisë së veçanta të viktimës ndërsa është përjashtuar që të ketë patur persona të tjerë të përfshirë. Për këtë arsye kjo akuzë është pushuar nga organi i akuzës pasi sipas hetimeve ka rezultuar se autor për vrasjen e tre fëmijëve është nëna e tyre që vendosi t’i japë fund jetës bashkë me tret ë vegjlit e saj. Për shkak të ndarjes nga jeta të nënës kjo akuzë e dytë është pushuar nga prokuroria e Shkodrës.

Pas përfundimit të hetimeve nga prokuroria dhe kërkesës për 6 vite burg për Erdgys Arrazin i ulur në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, pritet që avokatët të paraqesin mbrojtjen e tyre dhe pas palës mbrojtëse gjykata e shkallës së parë në Shkodër pritet që të japë edhe vendimin e saj lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Kujtojmë se tragjedia ndodhi më 5 maj të vitit të kaluar, kur Alma Arrazi mori me vete tre fëmijët e saj dhe u hodh në ujërat e lumit Buna në Shkodër duke i dhënë fund jetës. Tre ditë pasi ishin mbytur një peshkatar gjeti rastësisht trupin e njërit prej fëmijëve.

Më pas u desh ardhja e polumbarëve të forcave RENEA nga Tirana të cilët pas disa ditësh kërkime arritën që të gjejnë në vende të ndryshme trupat e tjerë, të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë të mbytur në ujë. Policia pas kësaj ngjarje të rëndë arrestoi bashkëshortin e viktimës dhe babain e tre fëmijëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH