Aktualitet

Vendimi i Gjykatës së Romës! Kthehen pas të gjithë, asnjë refugjat në kampin e Gjadrit

Shkruar nga Liberale

Vendimi i Gjykatës së Romës! Kthehen pas të gjithë,

Ka mbërritur në Shëngjin anija e rojës bregdetare italiane, e cila do të marrë mbrapsht 43 refugjatët që ishin akomoduar në Gjadër.

49 emigrantët, që mbërritën në Shqipëri të martën, më 28 janar, me anijen italiane Cassiopeia, përjetuan një situatë të ndarë. Pesë prej tyre u kthyen menjëherë me të njëjtën anije që kishin ardhur, pas identifikimit të katër të miturve dhe një të rrituri vulnerabël gjatë kontrolleve paraprake. Këta refugjatë u dërguan për trajtim në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, Itali.

Ndërkohë, pjesa tjetër e refugjatëve nga Bangladeshi dhe Egjipti u akomoduan në Gjadër. Megjithatë, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit të Romës më 31 janar, ata do të kthehen sot në Itali, duke u nisur nga Shëngjini për të vazhduar procedurat e rikthimit në shtetin fqinj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH