Pas 3 javësh trajtim në spitalin e Traumës, i mituri që u aksidentua me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka lënë ambjentet e spitalit.
Sipas burimeve 11 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai dhe dy të mitur të tjerë u përplasën nga taksisti Ekerem Skureni.
Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.