Aktualitet

SPAK/ Heton banesat e anëtarëve të PSD-së në Korçë për krime zgjedhore

Shkruar nga Liberale

SPAK/ Heton banesat e anëtarëve të PSD-së në

Policia e Korçës po kryen kontrolle me vendim të GJKKO-së, lidhur me një procedim penal për katër subjekte politike të shtrira në të gjithë Shqipërinë.

Dyshohet se përfaqësues të këtyre subjekteve akuzohen për krime zgjedhore, kryesisht për shitblerje votash.

Në bazë të vendimit të gjykatës, policia e Korçës po ushtron kontrolle në banesat e personave që janë në hetim dhe ka sekuestruar mjete dhe disa telefona. Mësohet se një nga subjektet i cili është në hetim nga GJKKO është Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit.

Veprimet hetimore në Korçë po ndiqen nga një prokuror i caktuar nga SPAK për monitorimin e krimeve zgjedhore. Pritet që vetë SPAK të dalë me një komunikatë zyrtare për rastin.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH