Aktualitet

Shoferi i dehur aksidenton familjen me 6 anëtarë në aksin Përrenjas- Qafë Thanë, vajza 23 vjeçe në gjendje kome 

Shkruar nga Liberale

Shoferi i dehur aksidenton familjen me 6 anëtarë në aksin

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ku 6 anëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur, pasi u përplasën nga një mjet që po ecte me shpejtësi. Në mesin e të plagosurve është vajzë 23 vjeçare e famijes, e cila raportohet se ndodhet në gjendje kome.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se familja me 6 anëtarë ka ndaluar në ambientet e një lokali, rreth 30 m larg korsisë së rrugës dhe kanë qenë jashtë mjetit të tyre kur një makinë ka humbur kontrollin dhe ka “fluturuar”, duke i përplasur.

Për pasojë 23 vjeçarja që e ka zënë mjeti poshtë është në gjendje kome, vajza tjetër 10 vjeçe ka thyer këmbën e po ashtu fraktura ka pësuar dhe vajza 6 vjecare, të treja motra.

Gjithashtu është plagosur dhe babai dhe gjyshja e tyre.

Sipas policisë së Elbasanit, 44 vjeçari që shkaktoi aksidentin Jetmir Daci, banues në Peshkopi, ka rezultuar i dehur. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH