
Një telefonatë ka mbërritur në sallën operative të policisë së Tiranës për një ngjarje në Kamëz. Është raportuar për një konflikt, po ashtu edhe për të shtëna me armë zjarri.
Policia ka shkuar në vendngjarje për ta verifikuar nëse ka pasur të shtëna.
Në vendngjarje është gjetur një makinë e cila ka dëmtime në pjesën e parë, ndërkohë po kryen verifikime nëse është dëmtuar nga plumbi apo sende të tjera.