Aktualitet

Protestë për mbylljen e TikTok! Berisha dhe mbështetësit marshojnë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga Liberale

Protestë për mbylljen e TikTok! Berisha dhe mbështetësit
Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij marshojnë drejt Kryeministrisë, në protestën e paralajmëruar.

PD po zhvillon një protestë për mbylljen e TikTok.

Kreu i PD-së, Sali Berisha i është bashkuar të rinjve të Partisë Demokratike në protestën e tyre kundër mbylljes së Tik Tok. Berisha shoqërohet nga disa deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa të pranishëm janë edhe përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Ndërkohë mbi 800 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat  jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.

Protestë për mbylljen e TikTok! Berisha dhe mbështetësit

"Edi Rama këtë ka pasur për qëllim, të eliminojë çdo rrjet social që tregon të vërtetën. TikTok është një platformë që i çirret maska Edi Ramës. Çfarë do të bëjë, Rama do të mbetet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve në tërësi" theksoi Flamur Noka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH