Aktualitet

Përfshihet nga zjarri sërish fusha e mbetjeve në Vlorë, rrezikohen banesat aty pranë

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga zjarri sërish fusha e mbetjeve në Vlorë,

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

Zjarri ka nis prej mbrëmjes së djeshme i cili është përhapur me shpejtësi i ndihmuar dhe nga era e fortë. Zjarrfikësit por dhe punonjës së bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

Shpesh herë fusha e mbetjeve përfshihet nga flakët të cilat çlirojnë tym toksik duke sjell dhe shqetësime për banorët e Vlorës por dhe për turistët.

E vetmja zgjidhje sipas specialistëve është largimi i mbetjeve drejt lanfildit të Sherishtës, dhe deri sa të ndodhi largimi i tyre, kjo situatë alarmante do të jetë.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar disa banesa aty pranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH