Aktualitet

Vlorë/ Nxiti të miturën të konsumonte drogë, “arrest në burg” për 40-vjeçarin

Shkruar nga Liberale

Vlorë/ Nxiti të miturën të konsumonte drogë,

Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Rinald Rakipaj i arrestuar dy dite më parë.

40 vjeçari akuzohet për veprën penale “nxitja për përdorimin e drogës”. Ngjarja është regjistruar në datë 22 mars .

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj, i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë.

Referuar ngjarjes, 40 vjeçari dyshohet se bashkë edhe me një tjetër shtetas, për të cilin ka nisur procedimi penal, kanë nxitur 15 vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16 vjeç, të konsumojnë lëndë narkotike.

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH