Përplasje fizike raportohet se ka ndodhur në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS.
“S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.
Sipas të pranishmëve, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve.
“Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD ka kërkuar të mbyllen kamerat, në atë moment ka ndodhur përplasja e parë. Më pas u mbyllën kamerat. Ka pasur pretendime nga anëtari i PD se ai i PS po bënte foto”, ka thënë njëri prej komisionerëve.
Pas kësaj është ndërprerë procesi i votimit.