Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka bërë të ditur arrestimin e Erion Veliajt dhe masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për 5 biznesmenë të tjerë.
Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), si dhe për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ajola Xoxa akuzohet për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe për “Refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose të çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.