Një 35-vjeçar është ndaluar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se përndiqte një të mitur, duke e kanosur me synimin për t’i marrë para.
Ndërkohë sipas policisë, kanë qenë familjarët e të miturës që kanë bërë kallëzimin dhe më pas ka nisur edhe hetimi ndaj të riut.
Sipas hetimeve,, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën, përreth 1 vit, duke e kanosur dhe i ka marrë asaj, një shumë të konsiderueshme parash.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.