Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka shprehur një mbështetje të fuqishme për Shqipërinë, duke e vlerësuar atë si një faktor kyç në Ballkan dhe Evropë. Gjatë një forumi të rëndësishëm, ai theksoi se Shqipëria është një pikë strategjike e Ballkanit Perëndimor dhe një vend me mundësi të mëdha për investime. Sipas Macron, udhëheqja e fortë e Shqipërisë, e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ka sjellë rezultate të dukshme që e vendosin vendin në një rrugë të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Me anë të një postimi në Instagram, presidenti francez, Emmanuel Macron, falënderoi në frëngjisht dhe shqip kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë që iu rezervua në Tiranë.
”I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen kaq të ngrohtë në Tiranë”, shkruan Macron.
”Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës është e fortë dhe ne po e çojmë atë në majat më të larta! Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak apo kulturor, deklaratat tona janë kthyer në realizime shumë konkrete”, thekson ai.
”Kjo vlen edhe për arsimin, siç është rasti i hapjes së Ecole 42 në zemër të kryeqytetit tuaj, ku patëm kënaqësinë të shkojmë dje”, shton Macron.
”Vendi juaj është në Bashkimin Evropian. Franca do të jetë në krahun tuaj dhe do t’ju mbështesë në reformat tuaja gjatë këtij rrugëtimi evropian. Rroftë miqësia midis vendeve tona!”, theksoi presidenti francez.
Macron nënvizoi se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian brenda dy viteve, duke theksuar angazhimin e Europës dhe Gjermanisë për realizimin e këtij synimi. Ai gjithashtu inkurajoi bizneset dhe investitorët të shohin mundësitë që ofron Shqipëria, duke theksuar rëndësinë e kësaj kohe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.
“25 vjet jam aktivisht me agjendën Europiane. Kurrë skam lexu kështu diçka, kaq pozitive për një vend nga Ballkani! Bravo Shqipëri!
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Shqipëria të jetë pjesë e Evropës. Ky vend është qartë një pikë hyrëse e Ballkanit Perëndimor dhe, më gjerë, një pikë kyçe në Mesdhe dhe në Evropë. Prandaj, ju inkurajoj të investoni në Shqipëri, sepse ka një udhëheqje të fortë. Nuk e them këtë sepse Rama është miku im, por sepse ai ka sjellë rezultate. Në dy vitet që vijnë, duke pasur një mandat të qartë, Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Jeni të sigurt se ne, si Europë, do të japim rezultatet e pritura, së bashku me Gjermaninë, për të realizuar këtë axhendë. Prandaj, ju lutem, investoni në Shqipëri dhe në Evropë”, tha Macron për pjesëmarrësit në këtë forum”.