Aktualitet

“Ligjet” miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës: Shpenzimet do të paguhen nga shteti!

Shkruar nga Liberale

“Ligjet” miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për

Shpenzimet e postës për votën e Diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, do të paguhen nga shteti.

Ndërkohë, numërimi i fletëve të votimit të shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, do të bëhet me komisionerë partiake. Kështu, Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të martë ndryshimet në Kod Zgjedhor, që do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare.

Nga ana tjetër, u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike, e cila kërkoi që Diaspora të votojë dhe me karta identiteti të huaja.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë që kanë bërë kërkesë për t’u regjistruar ka arritur shifrën 187 236, nga të cilat 182 905 janë shqyrtuar, ndërsa deri të hënën, në orën 19:25, dhe janë miratuar 117 780 kërkesa.

Sipas të dhënave zyrtare, janë refuzuar 65 122 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 110 905 kërkesa, ndërsa femrat janë 76 331.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 71 854, e ndjekur nga Greqia me 52 317, Gjermania me 21 401, si dhe nga SHBA me 12 750.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 36 142, më pas vijnë qarqet Fier me 24 943 kërkesa, Durrës me 20 002, Elbasan me 19 101 etj.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH