Një 19-vjeçare me inicialet S.M. është raportuar si e zhdukur në Tiranë, pasi është larguar nga banesa ku jetonte me bashkëshortin e saj.
Njoftimi i Policisë: Më datë 11.05.2025, kallëzoi shtetasja T. C., se është larguar nga banesa, bashkëshortja e vëllait të saj, shtetasja S. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
Autoritetet kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e vajzës, ndërsa deri tani nuk janë dhënë më shumë detaje rreth rrethanave të largimit apo ndonjë dyshim të mundshëm.