Katër orë paai nisi procesi i votimit, një situatë e pazakontë është regjistruar në zonën zgjedhore nr. 59 në Fier, konkretisht në Qendrën e Votimit 3134/01, e vendosur në ambientet e shkollës “Kostandin Peto”.
Sipas të dhënave paraprake, nga 547 fletë votimi që figurojnë si të dërguara në sistem, në qendër janë gjetur vetëm 47, duke rezultuar në një mungesë prej 500 fletësh votimi.
Kjo mospërputhje ka alarmuar komisionerët dhe përfaqësuesit e partive, ndërkohë që pritet një verifikim urgjent nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.