Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e votimit në Bashkinë e Vorës. Partia Socialiste ka fituar bindshëm kundër koalicionit “madhështor”.
Sipas rezultatit zyrtar, PS ka fituar në këtë Bashki me 8082 vota (57.09 %), ndjekur nga PD me 4803 vota (33.93 %).
Në vend të tretë renditet PSD me 330 vota, ndërsa në vend të katërt Partia Mundësia me 313 vota.