Aktualitet

E rëndë/ Konfliktohen dy të rinjtë në Durrës, plagoset me thikë 20-vjeçari, autori "zhduket"

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Konfliktohen dy të rinjtë në Durrës,

Një konflikt mes dy te rinjsh në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Burime nga policia e Durrësit raportojnë se ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr. 8 të qytetit, pranë drejtorisë së policisë.

I plagosur me thikë ka mbetur një 20-vjecar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij, i cili është një bashkëmoshatar i të plagosurit.

Dy të rinjtë janë përplasur fizikisht për arsye ende të paqarta, ndërsa pritet të merret në pyetje i plagosuri për të mësuar më shumë rreth motivit të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH