Aktualitet

INCIDENT në fushatë/ Deputeti i PD, Xhelal Mziu bashkë me nipin grushtojnë zyrtarin në Ostren, hetimet i kalojnë SPAK-ut

Shkruar nga Liberale

INCIDENT në fushatë/ Deputeti i PD, Xhelal Mziu bashkë me nipin

Një incident raportohet se ka ndodhur në Bulqizë pas një takimi elektoral të Partisë Demokratike. Policia bën me dije se Xhelal Mziu dhe nipi i tij kanë dhunuar një person, duke e goditur atë me grusht.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Ostren, në ambientet e jashtme të njësisë administrative. Mësohet se personi i dhunuar është shtetasi Kalosh Murra, zyrtar i njësisë administrative.

Ndërkaq, Policia ka referuar materialet ne SPAK për deputetin e PD, Xhelal Mziu dhe nipin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, informoi policia.

 

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH