Aktualitet

I vihet TRITOLI gjatë natës DYQANIT në Durrës, detajet e para

Shkruar nga Liberale

I vihet TRITOLI gjatë natës DYQANIT në Durrës, detajet e

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një dyqan në lagjen nr. 14,  mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.

Paraprakisht mësohet se disa persona kanë hedhur lëndën plasëse në një dyqan në këtë zonë dhe janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie. Në vendngjarje ka mbërrritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak:

Në orët e para të mëngjesit, në Rrashbull, Durrës, në ambientet e jashtme të mobilierisë në pronësi të shtetasit L. A., 36 vjeç, është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se lënda plasëse është hedhur për shkak të një konflikti për motive pronësie.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar 3 shtetas që dyshohet se kanë dijeni për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH