Aktualitet

Homazhet në Katedrale për kryepeshkopin Anastas/ Mbërrin nesër në Tiranë delegacion nga bota e krishterë për t'i bërë nderimet e fundit

Shkruar nga Liberale

Homazhet në Katedrale për kryepeshkopin Anastas/ Mbërrin

Në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë po vijojnë homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së shtunës në spitalin në Athinë.

Kisha ka qëndruar hapur për homazhe gjatë natës, ku qindra besimtarë i japin lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas. Po homazhe4t do të vijojnë edhe ditën e sotme, ndërsa ceremonia mortore do të mbahet nesër në orën 11:00, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore.

Klerikët do të mbajnë meshë përshpirtjeje me turne e pa ndërprerje deri nesër, kur trupi i Kryepeshkopit do të vendoset për t’u prehur përjetësisht në një ambient të posaçëm brenda Kishës, një amanet i lënë prej tij.

Kujtojmë se arkëmoti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastas mbërrit ditën e djeshme në vendin tonë, përmes pikës kufitare të Kakavijës, aty ku ishte organizuar edhe një ceremoni nderimi nga autoritetet greke. Kisha ortodokse është sot në ditën e pestë të zisë kishtare që u vendos Sinodi i Shenjtë.

Në ceremoninë mortore të 30 janarit, priten të vijnë në Tiranë figurat më të larta të klerit në botë, dhe jo vetëm ato të Kishës Ortodokse. Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin.

Gjithashtu Konfirmohet pjesëmarrja e Kryeministrit grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH