Aktualitet

FOTO/ Ky është mësuesi që ngacmoi seksualisht dy nxënëset e mitura në Përrenjas, u kap në Rinas duke tentuar të largohej jashtë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Ky është mësuesi që ngacmoi seksualisht dy

Personi në foto është mësuesi 55-vjeçar, Fatmir Hoxha, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura, në fshatin Rrajcë, Përrenjas.

Bëhet me dije se ngjarja është denoncuar nga drejtori i shkollës 9-vjeçare “Sali Halili” dhe prindërit e dy vajzave, që rezultojnë të jenë nxënëse të klasës së 9.

Ndërkaq, sipas informacioneve, kolegët dhe drejtori kanë vënë re se mësuesi kryente veprime të papërshtatshme para nxënësve, duke i prekur ata e po ashtu duke përdorur fjalor të ulët.

Fatmir Hoxha, pasi kuptoi se ishte person nën hetim, tentoi të arratisej duke u larguar nga Shqipëria, por u ndalua në kohë nga autoritetet në aeroportin e Rinasit.

 

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH