Procesi i numërimit të votave të Diasporës ka nisur dhe deri tani janë hapur 13,422 zarfe nga gjithsej 194,889. Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të qartë për Partinë Socialiste, e cila ka siguruar 7,453 vota.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike, me 3,672 vota, duke krijuar një diferencë prej rreth 3,781 votash me PS-në.
Ndërkohë, surpriza në këtë proces ka qenë Nisma "Shqipëria Bëhet" e Adriatik Lapajt, e cila ka marrë 1,144 vota, duke u renditur si forca e tretë. Pas saj vjen Partia Mundësia me 403 vota.
Të përkthyera në përqindje, rezultatet janë si më poshtë:
PS – 56%
PD – 27.5%
Nisma Shqipëria Bëhet – 8.6%
Partia Mundësia – rreth 3%
.