Horoskop

Horoskopi JAVOR (12-18 Maj) për të gjitha shenjat e zodiakut

Shkruar nga Liberale

Horoskopi JAVOR (12-18 Maj) për të gjitha shenjat e zodiakut

Nga Paolo Fox


DASHI

Java nis me vrull dhe dëshirë për ndryshim. Zemra ju nxit të thyeni rregullat, të kërkoni horizonte të reja dhe të sfidoni veten. Por mos u ngutni për gjithçka. Në punë mund të lindin përplasje me kolegët ose eprorët, urtësia do të jetë aleati juaj. Në dashuri, pasioni ndizet fuqishëm, por vetëm durimi do ta mbajë atë të qëndrueshëm. Yjet ju këshillojnë që kur ndieni se gjithçka përshpejtohet, ndaluni dhe merrni frymë.

DEMI

Kjo do të jetë një javë e frytshme për ju. Qielli ju shpërblen me sukses në punë, qetësi në çështjet financiare dhe gëzim në jetën personale. Shfrytëzoni këtë kohë për të forcuar atë që keni ndërtuar dhe për të ushqyer lidhjet shpirtërore. Çiftet do të përjetojnë çaste afërsie, ndërsa beqarët mund të lënë takime të këndshme. Në aspektin e shëndetit, yjet ju këshillojnë të mos e lini pas dore aktivitetin fizik.


BINJAKËT

Një erë e re po fryn në jetën tuaj. Edhe pse Dielli ende nuk ka hyrë në shenjën tuaj, tashmë keni shumë ide të reja dhe do t’ju ofrohen shumë mundësi të mira. Është koha të hidhni hapin e parë drejt projekteve të reja, të kërkoni mundësi pune apo të zgjeroni rrethin tuaj shoqëror. Në dashuri, takimet do të jenë të lehta, të gjalla dhe të mbushura me gëzim. Lejoni intuitën të jetë udhërrëfyesja juaj.

GAFORRJA

Këtë javë, dëgjoni më shumë zërin e zemrës sesa fjalët e të tjerëve. Intuita juaj do t’ju ndriçojë rrugën, sidomos në punë, ku edhe mjegullat më të dendura do të fillojnë të shpërndahen. Në dashuri, është koha të flisni pa drojë. Një fjalë e sinqertë mund të hapë dyert në të cilat keni nguruar të trokitni.

LUANI

Pas një periudhe të vështirë, rrota e fatit nis të rrotullohet sërish në favorin tuaj. Një mundësi e humbur mund të rikthehet papritur. Mos kini frikë të merrni vendime, por matni mirë çdo hap. Në dashuri, pasioni rizgjohet, por mos lejoni që keqkuptimet të zmadhohen. Sinqeriteti dhe mirëkuptimi do të jenë çelësi i suksesit për këtë javë.

VIRGJËRESHA

Java do të sjellë shpërblime të merituara. Nuk do të ketë ngjarje madhështore, por çdo sukses i vogël do të mbushë ditët tuaja me kënaqësi. Vijoni me përpikëri dhe durim, siç dini më së miri. Në dashuri, mos lejoni që rutina të zbehtë magjinë e marrëdhënieve tuaja. Krijoni momente të veçanta që të thonë më shumë se fjalët.


PESHORJA

Mundësi të reja shfaqen në horizont, por jo gjithçka është ashtu siç duket. Merrni kohë për të shqyrtuar çdo ofertë dhe mos lejoni që entuziazmi t’ju verbojë. Në dashuri, ruani ekuilibrin dhe shmangni grindjet për çështje të vogla. Dashuria e vërtetë ushqehet me mirëkuptim dhe qetësi.

AKREPI

Në shpirtin tuaj do të përplasen dëshira për ndryshim dhe durimi për të pritur momentin e duhur. Kujdes nga impulset që mund të prishin më shumë punë sesa të ndreqin. Në punë, shmangni përplasjet dhe merrni kohë për të peshuar çdo hap. Në dashuri, është çasti të qartësoni çdo keqkuptim dhe të forconi besimin.

SHIGJETARI

Edhe pse muaji nuk nisi mbarë, kjo javë sjell një përmirësim të ndjeshëm. Do të keni mundësi të zgjidhni çështje të mbetura pezull dhe të hidhni hapa të rinj në projekte që ju emocionojnë. Në dashuri, atmosfera do të jetë e ngrohtë dhe miqësore. Një flirt i këndshëm mund të trokasë për beqarët, ndërsa çiftet do të rigjejnë gëzimin në lidhjen e tyre.

BRICJAPI

Përpjekjet e muajve të shkuar më në fund do të japin fryte. Është koha të kërkoni atë që ju takon dhe të vendosni kufijtë e drejtë. Por kujdes, mos lejoni që suksesi të largojë vëmendjen nga ata që ju duan. Karriera mund të presë, por zemrat e njerëzve të dashur kanë nevojë për praninë tuaj tani.

UJORI

Fati ju buzëqesh këtë javë! Ngjarje të papritura dhe takime të befasishme do të sjellin mundësi të reja, si në punë ashtu edhe në jetën personale. Mos kini frikë të merrni iniciativa dhe të dilni nga zona e rehatisë. Në dashuri, emocionet do të jenë të thella dhe një gjest i guximshëm mund të ndryshojë gjithçka.

PESHQIT

Fati këtë javë do të jetë në anën tuaj, edhe pse në fillim mund të mendoni të kundërtën. Shenjat e vogla do t’ju tregojnë rrugën e duhur. Në punë mbështetuni në intuitën tuaj. Keni ca projekte në kokë, të cilat së shpejti do të bëhen realitet. Në dashuri, është koha të hapni zemrën. Ata që ju duan, kanë nevojë që t’u ofroni siguri dhe jo t’i marrin me mend ndjenjat tuaja.

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH