Aktualitet

Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston numërimin në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston

Procesi i numërimit të votave të Diasporës po shoqërohet me tensione dhe kontestime

Tension në tryezën për votat e Diasporës nga qarku i Gjirokastrës.

Lëvizja Bashkë pretendoi se numëruesit po i kalonin shumë shpejtë fletët e votimit, duke e bërë shumë të vështirë vëzhgimin e votave.

“Po bëj një kontestim ligjor. Ajo që ndodhi këtu është se ndodhi procesi i numërimit dhe ne po prisnim. Fletët e votimit po kalonin shumë shpejtë. Disa herë i tërhoqëm vëmendje numëruesit, por ai nuk dëgjoi dhe vijoi po njësoj.

Jemi këtu prej 24 orësh pa gjumë dhe nuk po kryejmë dot rolin që kemi. Në mënyrë të vazhdueshme e kontestuam dhe në disa momente ngritëm nivelin e zërit. Kërkuam që të ndalonte procesi i numërimit të ndalonte dhe ne e kishim të pamundur të shihnim votat.

Ajo që po ndodh me Diasporën është e paparë ndonjëherë. Që dje në orën 08:00, jemi pa gjumë. Mbi 12 orë po rrimë kot, sepse nuk po numërohen kutitë. Është e papranueshme kjo gjë që ka ndodhur”, u shpreh vëzhguesja e Lëvizjes Bashkë.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH